Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh sot se fitorja në zgjedhjet e 11 majit është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh sot se fitorja në zgjedhjet e 11 majit është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Në takimin festiv me rastin e 34-vjetorit të themelimit të PS-së, Rama falënderoi të gjithë ata që janë pjesë e pandashme e kësaj familje të madhe politike.

“Kjo është një ditëlindje që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje shumë domethënëse të PS-së, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër për vetë faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër për PS-në”, shtoi Rama.

Rama tha se “pa dyshim që ne nuk jemi frikur, edhe sigurisht nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë me fitoret”.

“Kjo besoj se është arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe nuk lodhemi së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë, në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade”, nënvizoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë sesa ky objektiv.

“Ky objektiv është sa i arritshëm, aq edhe tejet i vështirë për t’u arritur. Një objektiv sa i afërt, aq edhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushim çfarë duhet përmbushur”, tha kryeministri.

Rama theksoi se “nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, pasi kemi një skuadër të re me jo pak, por me 83 deputetë”.

“Më shumë sesa numri është përbërja e skuadrës, është harmonizimi i eksperiencës e prurjet e reja dhe është shpërndarja më e mirë se asnjëherë tjetër e peshës së përfaqësimit në çdo territor që, besoj unë, i japin kësaj skuadre të re mundësinë që ta përballojë me sukses peshën e madhe që duhet të mbajë në këto vite kur parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE për vetë përmbajtjen që ka procesi”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I

Presidenti Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta të shtetit…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I

Presidenti Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I, një nga dekoratat më të larta të shtetit…