Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit energjetik rajonal

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik


Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i zhvilluar në Athinë në fillim të kësaj jave, ku zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të rëndësishëm të sektorit energjetik rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë punimeve të samitit, Balluku u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit të Transmetimit të Greqisë (IPTO), Manos Manousakis, me të cilin diskutoi për vijimin dhe intensifikimin e projekteve energjetike të përbashkëta ndërmjet dy vendeve. Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi në rrjetet e transmetimit dhe qëndrueshmëria e sistemit energjetik në rajon.

Një tjetër takim i rëndësishëm u zhvillua me drejtorin rajonal të kompanisë shtetërore azere SOCAR për Ballkanin, Murad Haydarov, ku u diskutua mbi angazhimin e përbashkët në projektet që lidhen me sigurinë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit në rajon.

Zëvendëskryeministrja Balluku zhvilloi gjithashtu një takim me ministren për Klimën në Mbretërinë e Bashkuar, Kerry McCarthy. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, i cili këtë vit do të organizohet në Londër.

Samiti për Tranzicionin Energjetik, që mbulon rajonin e Europës Juglindore dhe Mesdheut Lindor, trajtoi zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sektorin energjetik. Në qendër të diskutimeve ishin siguria energjetike, tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme dhe bashkëpunimi ndërkufitar në infrastrukturën energjetike.

Burimi ATSH

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…