Rama: Digjitalizimi i shërbimeve zhduku tensionin midis qytetarit dhe shtetit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, një bashkëbisedim me të reja dhe të rinj studentë, në sall “Liria” në Qytetin Studenti lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, një bashkëbisedim me të reja dhe të rinj studentë, në sall “Liria” në Qytetin Studenti lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

I pyetur nga një studente në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim sesa në realitet, megjithëse mbetet ende një problem.

Sipas tij, korrupsioni ekziston pasi institucionet janë ende në proces formësimi.

“Ajo që e bën korrupsionin aktiv dhe “të suksesshëm” në kuptimin negativ është hapësira që ai gjen si alternativë për individët apo subjektet që kërkojnë të marrin një shërbim apo të fitojnë një të drejtë që institucionet nuk ua garantojnë. Pra, ky është thelbi i korrupsionit”, theksoi kreu i qeverisë.

Ai theksoi se shpesh njerëzit e ngatërrojnë korrupsionin me thjesht individë të këqij, të cilët duhen ndëshkuar dhe me kaq do të zgjidhet problemi.

Sipas Ramës, ndëshkimi i tyre është i domosdoshëm, por nuk mjafton për ta çliruar një vend nga korrupsioni.

Për ta luftuar atë në mënyrë efektive, duhet që korrupsioni të mos funksionojë më si një shërbim alternativ, pra që institucionet t’u garantojnë qytetarëve shërbimet që kërkojnë, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, perceptimi për korrupsionin është shumë më i madh sesa realiteti. Ai solli si shembull praktikën e bakshishit, që sipas tij ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ushqyer këtë perceptim. “Deri para një dekade, në Shqipëri ishte pothuajse e pamundur të merrej një shërbim pa paguar bakshish, madje edhe për një certifikatë lindjeje”, tha Rama.

“Sot shqiptarët nuk janë të detyruar të paguajnë bakshish për të marrë mbi 1000 shërbime, të cilat i marrin direkt nga celulari apo kompjuteri përmes platformës e-Albania. Pra, një pjesë e rëndësishme e korrupsionit të vogël, që krijonte tension mes qytetarit dhe shtetit, nuk ekziston më”, u shpreh ai.

Megjithatë, Rama pranoi se ka ende fusha problematike për shkak se nuk është përfunduar plotësisht cikli i dixhitalizimit.

Ai përmendi si shembull shërbimet e Kadastrës, ku një pjesë ofrohen plotësisht online, ndërsa të tjera janë ende të përziera (aplikimi bëhet online, por përgjigjja vjen me postë), çka krijon hapësira për probleme.

Sa i përket korrupsionit të nivelit të lartë, Rama tha se, ai lidhet kryesisht me prokurimet e fondeve publike.

Ky ka qenë një problem shumë i madh, por sipas tij është reduktuar falë dixhitalizimit të prokurimeve, gjë që është vlerësuar edhe nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se sot numri i kompanive që përfitojnë nga fondet publike është shumë më i madh se në të kaluarën, çka tregon rritje të konkurrencës. Gjithashtu, raporti mes parave të kursyera dhe atyre të shpenzuara është përmirësuar, duke treguar më shumë garë dhe transparencë.

Rama shtoi se prokurimet janë hequr nga ministritë dhe agjencitë shtetërore, dhe tani realizohen përmes një agjencie kombëtare të specializuar. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për të kufizuar korrupsionin.

Hapi final, theksoi Rama, do të jetë përdorimi i inteligjencës artificiale, ku 95% e procesit të prokurimit do të kryhet automatikisht dhe vetëm 5% nga njeriu për certifikimin përfundimtar, duke synuar eliminimin e plotë të mundësive për korrupsion.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…