Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Diskutime për projekte strategjike dhe bashkëpunimin rajonal

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i cili u zhvillua në Athinë gjatë dy ditëve të fundit.


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i cili u zhvillua në Athinë gjatë dy ditëve të fundit.

Ky samit mbulon rajonin e Europës Juglindore dhe Mesdheut Lindor dhe në fokus të punimeve ishin zhvillimet gjeopolitike të kohëve të fundit që ndikojnë sektorin energjetik.

Në një prononcim pas përfundimit të samitit, Balluku tha se gjatë punimeve të samitit u diskutua mes ministrave të energjisë dhe përfaqësuesve të kompanive të mëdha, për bashkërendimin e politikave dhe krijimin e planeve të përbashkëta për të ardhmen.

Ajo theksoi rëndësinë e energjisë, e cila është një nga armët më të fuqishme të shteteve dhe theksoi se bashkëpunimi për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme është jetik në këto kohë të pasigurisë globale.

Balluku shtoi se gjatë samitit ishin diskutuar disa projekte strategjike që Shqipëria ka nisur, siç janë linja nënujore e transmetimit me kompanitë italiane dhe projektet e gazifikimit me Azerbajxhanin.

“Kemi diskutuar me skuadrën shqiptare gjatë këtyre ditëve me të gjithë partnerët tanë, të cilët janë pjesë e projekteve të reja që kemi nisur, ashtu siç janë për shembull kompanitë italiane për sa i përket linjës nënujore të transmetimit apo edhe kompanitë dhe ministrat nga Azerbajxhani për sa i përket projektit të gazifikimit, por mbi të gjitha kemi diskutuar për sigurinë energjetike. Siguria energjetike në Europën Juglindore, dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, janë çelësat e suksesit për të gjithë zhvillimin e agjendës së gjelbër në vazhdim, ashtu siç Bashkimi Europian e kërkon”, tha ajo.

Shqipëria, tha Balluku, është angazhuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në energji për ndërtimin e përbashkët të Korridorit VIII i cili do të lidhë nga ana energjetike Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Gjithashtu, bisedime të rëndësishme, vijoi Balluku, kemi pasur edhe me ministren e Energjisë britanike e cila do të jetë edhe kryesuesja e të gjithë organizimit për sa i përket Dialogut të Berlinit në të ardhmen dhe, padyshim, mbështetja e Britanisë së Madhe ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Samiti i Tranzicionit Energjetik, i zhvilluar në Athinë, padyshim ishte një tjetër takim i frytshëm për të bashkërenduar punët dhe detyrat, për të punuar për qëndrueshmërinë dhe sigurinë energjetike dhe duke pasur gjithmonë parasysh mirëqenien e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke pasur parasysh që energjia është dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për sigurinë e të gjithë vendeve tona”, deklaroi ajo.

Burimi ATSH

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Balla në Strasburg në takimin e SAPC: Shqipëria e vendosur për anëtarësim në BE brenda dekadës

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në…