Zhvillohet takimi i parë i mekanizmit të konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA

Të hënën dhe të martën sipas kohës lokale, kryenegociatori kinez për çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, zv/Kryeministri He Lifeng, dhe kryenegociatorët amerikanë, Sekretari i Thesarit Jeffrey Bessant, Sekretari i Tregtisë Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë Greer, zhvilluan takimin e parë të mekanizmit të konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA në Londër, Britani e Madhe.


Të hënën dhe të martën sipas kohës lokale, kryenegociatori kinez për çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, zv/Kryeministri He Lifeng, dhe kryenegociatorët amerikanë, Sekretari i Thesarit Jeffrey Bessant, Sekretari i Tregtisë Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë Greer, zhvilluan takimin e parë të mekanizmit të konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA në Londër, Britani e Madhe.

Të dyja palët patën një dialog të sinqertë, të thellë dhe shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet ekonomike dhe tregtare që shqetësojnë njëra-tjetrën. Ata arritën një konsensus parimor mbi kornizën e masave për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy shteteve më 5 qershor, si edhe për të konsoliduar rezultatet e bisedimeve ekonomike dhe tregtare të Gjenevës, duke bërë përparime të reja në zgjidhjen e shqetësimeve ekonomike dhe tregtare të të dyja palëve.

He Lifeng tha se ky takim ishte një konsultim i rëndësishëm, nën udhëheqjen e konsensusit strategjik të arritur nga krerët e dy shteteve më 5 qershor të këtij viti. Qëndrimi i Kinës mbi çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA është i qartë dhe konsistent. Thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA është përfitimi i ndërsjellë dhe fitimi i të dyja palëve. Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë nga bashkëpunimi në fushën ekonomike dhe tregtare, por do të vuajnë nga konfrontimi. Nuk ka fitues në një luftë tregtare. Kina nuk dëshiron të luftojë, por nuk i trembet luftës. Të dyja palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ekonomike dhe tregtare përmes dialogut të barabartë dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm. Kina është e sinqertë dhe parimore në konsultimet ekonomike dhe tregtare.

Në hapin tjetër, të dyja palët duhet të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre në mekanizmit të konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, në përputhje me konsensusin dhe kërkesat e rëndësishme të arritura nga krerët e dy vendeve. Palët duhet të rrisin vazhdimisht konsensusin, të zvogëlojnë keqkuptimet dhe të forcojnë bashkëpunimin. Kina përsëriti se të dyja palët duhet të takohen me njëra-tjetrën në gjysmë të rrugës, të mbajnë premtimet e tyre dhe të përmbushin veprimet e tyre, të tregojnë frymën e integritetit në përmbushjen e angazhimeve dhe përpjekjet për të zbatuar konsensusin. Gjithashtu të mbrojnë së bashku rezultatet e dialogut, të arritura me mund. Të vazhdojnë të ruajnë komunikimin dhe dialogun, të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, si edhe të injektojnë më shumë siguri dhe stabilitet në ekonominë botërore.

Pala amerikane deklaroi se ky takim arriti rezultate pozitive dhe stabilizoi më tej marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Ajo do të takohet me Kinën në gjysëm të rrugës për të zbatuar konsensusin e arritur në këtë takim, në përputhje me thirrjen midis dy krerëve të shteteve.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…