Shoqëri e përbashkët për prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. dhe subjekteve private, me qëllim prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme ushtarake dhe civile.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. dhe subjekteve private, me qëllim prodhimin dhe përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme ushtarake dhe civile.

Sipas vendimit, shoqëria e re aksionare do të regjistrohet në Shqipëri dhe do të veprojë në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare, me qëllim, mes të tjerave, prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të ketë një pjesëmarrje jo më të ulët se 45% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqërin private, sipas këtij vendimi.

Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i vihen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuara nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.

“Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, minimalisht: një vlerë investimi jo më të ulët se 15 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve; punësimin e jo më pak se 150 (njëqind e pesëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve; ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve të blinduara, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të standardeve të NATO-s; sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti”, thuhet në vendim.

Shoqëria “KAYO” do të emërojë minimalisht 50% të këshillit drejtues ose mbikëqyrës të shoqërisë

“Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë negociatave ofron nëpërmjet strukturave të ruajtjes dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë garancinë e sigurisë fizike të ambienteve të prodhimit të mjeteve ushtarake, të dhënat teknike dhe tregtare në lidhje me këto mjete dhe sigurimin e çdo informacioni teknik dhe projektimi të këtyre mjeteve, në përputhje me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e tyre”, thuhet në vendim.

Shoqëria e re do të ketë gjithashtu të drejtën të furnizojë Forcat e Armatosura të Shqipërisë me mjetet e prodhuara

Qeveria ngarkon shoqërinë shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…