Rama: Plan ambicioz për hapësirat publike në plazhe, ndryshim radikal nga viti i kaluar

Kryeministri Edi Rama tha sot se plani që do të zbatohet nga ky vit për hapësirat në plazhet publike është tejet ambicioz dhe ka një ndryshim radikal nga vjet.


Kryeministri Edi Rama tha sot se plani që do të zbatohet nga ky vit për hapësirat në plazhet publike është tejet ambicioz dhe ka një ndryshim radikal nga vjet.

Në rubrikën “Sy m’sy”, duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi në rrjetet sociale për hapësirat publike në plazhe, Rama tha se “çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë mundësi apo duan që të shkëmbehen në hapësirat e administruara privatisht”.

“Mbi të gjitha plazhet mund të ofrojnë mundësi për ata që duan të jenë tërësisht të lirë dhe tërësisht të pacënuar të drejtën për të marrë kënaqësinë e tyre në një aset publik duke shfrytëzuar hapësirën tërësisht publike dhe faktikisht plani që do të zbatohet nga ky vit është tejet ambicioz dhe ka një ndryshim radikal nga vjet”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne jemi duke e ndjekur sapo ka filluar, nuk jemi akoma në momentet e pikut të sezonit kështu që rri i qetë do të kesh në të gjithë territorin të gjithë vijën bregdetare hapësira për të bërë plazh pa pasur nevojë ti kërkosh akujt asgjë nëse do të qëndrosh thjesht edhe vetëm me veten, dhe me kë të do zemra, me diellin mbi kokë dhe detin përballë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…