Kinë, mbi 1 trilion juanë mallra të shitura me zbatimin e politikës së nxitjes së konsumit

Të dhënat e publikuara në fillim të qershorit nga Ministria e Tregtisë e Kinës treguan që, në pesë muajt e parë të këtij viti, pesë kategoritë kryesore të produkteve të konsumit shënuan një rritje shitje prej 1.1 trilion juanësh (mbi 139 miliardë dollarë amerikanë) dhe afërsisht 175 milionë subvencione iu dhanë drejtpërdrejt konsumatorëve vendës.


Të dhënat e publikuara në fillim të qershorit nga Ministria e Tregtisë e Kinës treguan që, në pesë muajt e parë të këtij viti, pesë kategoritë kryesore të produkteve të konsumit shënuan një rritje shitje prej 1.1 trilion juanësh (mbi 139 miliardë dollarë amerikanë) dhe afërsisht 175 milionë subvencione iu dhanë drejtpërdrejt konsumatorëve vendës.

Që kur qeveria qendrore publikoi ​​”Planin e veprimit për të promovuar përditësimin në shkallë të gjerë të pajisjeve dhe të produkteve të konsumit” në mars të vitit të kaluar, efektet e politikës së ndërrimit të produkteve të vjetra me të reja janë shfaqur në vazhdimësi. Në vitin 2024, shitjet e produkteve bazuar në këtë politikë e tejkaluan vlerën e 1.3 trilion juanëve, duke nxitur në mënyrë efektive rimëkëmbjen e konsumit.


Foto nga VCG

Sivjet kjo politikë po thellohet dhe masa të ndryshme po merren pandërprerë, duke zgjeruar sferën e zbatimit. Si rezultat, kalimi i pragut prej 1 trilion juanësh për sa i përket vlerës së shitjeve vetëm brenda pesë muajsh, pasqyron jo vetëm efektshmërinë e politikës, por edhe shndërrimin e strukturës së konsumit të tregut kinez nga “sasia” në “cilësi”.

Në përgjithësi, tre prirje kryesore po formohen në tregun kinez të konsumit.

Së pari, efekti i ndjeshëm i aktivizimit të tregut. Aktualisht, banorët kinezë kanë në përdorim mbi tre miliardë pajisje elektro-shtëpiake dhe mbi 300 milionë automjete. Politika, që mbështetet në obligacionet shtetërore afatgjata me një vlerë prej 300 miliardë juanësh, ka aktivizuar në mënyrë efektive kërkesën për rinovimin e produkteve të konsumit. Për shembull, me zbatimin e një sërë masash stimuluese, kostoja e blerjes së makinave ka rënë ndjeshëm, duke shtuar entuziazmin e konsumatorëve për zëvendësimin e makinave të vjetra dhe duke i dhënë nxitje kështu shitjes së automjeteve me energji të re.


Foto nga VCG

Së dyti, ngritja e nivelit të industrisë dhe të konsumit po formon një cikël pozitiv. Duke marrë si shembull rritjen e shitjeve të pajisjeve elektroshtëpiake me efikasitet energjetik të klasit të parë, dhe atyre inteligjente, kjo politikë jo vetëm ka promovuar ngritjen e zinxhirit industrial drejt nivelit më të lartë, por edhe ka përshpejtuar popullarizimin e koncepteve të konsumit të gjelbër. Sipas “Librit të bardhë mbi prirjet e konsumit të pajisjeve elektroshtëpiake në Kinë në vitin 2025”, të publikuar nga Shoqata e Pajisjeve Elektroshtëpiake e Kinës, falë nxitjes së politikave shtetërore, kursimi i energjisë dhe niveli inteligjent, e jo çmimi, po bëhen faktorë kyçë që ndikojnë në vendimet e konsumatorëve kinezë.

E treta është zhvillimi i bashkërenduar i zonave urbane dhe rurale. Në dokumentin nr. 1 të publikuar nga PKK-ja për punën e vitit 2025, propozohet qartë “nxitja e zëvendësimit të mallrave të vjetra të konsumit me të reja në zonat rurale”. Me zbatimin e politikave favorizuese, pjesëmarrja e konsumatorëve ruralë vazhdon të rritet. Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës tregojnë se, nga janari deri në prill të këtij viti, vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të produkteve të konsumit në qytete ishte 14 trilionë juanë, 4.7 % më shumë, ndërsa në zonat rurale arriti mbi 2.1 trilionë juanë, 4.8 % më shumë, gjë që tregon efektivitetin e politikës stimuluese.


Foto nga VCG

Si një mjet politik afatmesëm dhe afatgjatë, zëvendësimi i produkteve të vjetra me të reja ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritjen e konsumit, promovimin e përmirësimit industrial e inovacionit teknologjik, si edhe në stimulimin e gjallërisë së tregut dhe mundësive të rritjes ekonomike.

Me përmirësimin e mëtejshëm të zbatimit të politikave në drejtim të ofertës, kërkesës dhe mjedisit të biznesit, efekti stimulues afatshkurtër i politikës do të ndihmojë në kultivimin e zakoneve afatgjata të konsumit, duke i dhënë kështu një hov rritjeje tregut gjigant të konsumit të Kinës dhe një shtysë të qëndrueshme zhvillimit me cilësi të lartë të ekonomisë së vendit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…