Begaj me kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi: Do të vijoj të ngre çështjen e pasivizimit të adresave

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Enkel Rexhepi.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Enkel Rexhepi.

Presidenti i Republikës e uroi Rexhepin për marrjen e detyrës dhe e siguroi se ai e ndjek nga afër, edhe si një detyrë kushtetuese, të gjithë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi se për Institucionin e Presidentit të Republikës, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve, si dhe kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar dhe kulturor të tyre janë në fokus të veprimtarisë së tij.

Presidenti Begaj kërkoi më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës dhe përfaqësuesve të tyre politikë e institucionalë.

“Në të gjitha takimet e mia me partnerët ndërkombëtarë kam ngritur dhe do të vijoj të ngre çështjen e pasivizimit të adresave, të përdorimit dhe respektimit të gjuhës shqipe, të ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve të Luginës, si dhe çështjet e arsimit në shqip. Por kërkoj nga ju më shumë bashkëpunim dhe angazhim të fortë në mbrojtje të këtyre të drejtave ligjore tuajat,” – theksoi Presidenti.

“Në këtë detyrë jam avokat i shqiptarëve dhe i shqiptarisë, dhe i tillë do të mbetem edhe përtej këtij funksioni”, tha në përmbyllje të këtij takimi Presidenti i Republikës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.