“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

“Bread & Heart” Festival bashkoi në Tiranë në edicionin e tij të parë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë.


“Bread & Heart” Festival bashkoi në Tiranë në edicionin e tij të parë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar “Bread&Heart”, që mblodhi në Tiranë ajkën e arkitektëve të botës.

Rama tha se ecuria e Shqipërisë, sfidat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës ishin në fokus të këtij eventi të rëndësishëm.

“Ata zhvilluan një ditë të hapur diskutimesh publike dhe një ditë të mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë, sfidat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit e të tjera me radhë, në një format unikal bashkëpunimi ku u përfshinë edhe profesionistë të ftuar nga vetë arkitektët për të ndarë eksperiencat e tyre në fushat e Inteligjencës Artificiale, arkitekturës së pejzazhit, transportit, dizajnit të brendshëm e me radhë”, tha Rama.

Në fjalën e mbajtur në këtë event, kryeministri Rama u shpreh se “ky festival nuk ka të bëjë me arkitekturën si profesion, ka të bëjë me arkitekturën si aktin më të afërt njerëzor, më të afërmin drejt hyjnores”.

“Të krijosh hapësira ku e vërteta mund të rritet dhe të mbrojë veten, ku nevoja jonë e lashtë për të përkitur, për të lidhur, për të lenë një shenjë të bëhet diçka që ndajmë të gjithë”, shtoi ai.

Ky festival e fut Shqipërinë në një tjetër hartë prestigjoze të Europës, duke krijuar premisat që në të ardhmen, “Bread & Heart” Festival të kthehet në një eveniment prestigjoz global, me arkitekturën në qendër, por me një perimetër gjithnjë e më të gjerë disiplinash të përfshira në debat.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…