Stadiumi Kombëtar do të vijojë të quhet “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë.


Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë.

Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.

Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

Për Presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah”, tha Duka.

Sipas tij, “ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar”.

“Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet. ‘Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së.

Për administratorin e “Air Albania”, Sinan Isik ruajtja e këtij partneriteti garanton stabilitet dhe prestigj për impiantin më të rëndësishëm sportiv në Shqipëri, që mirëpret ndeshjet e Kombëtares, finalet e kompeticioneve kombëtare dhe sfida ndërkombëtare.

“Një moment i veçantë për ne si kompani, por edhe si qytetarë që ndjejnë përgjegjësi dhe krenari për të mbështetur futbollin shqiptar dhe vlerat që ai përfaqëson. Përmes kësaj marrëveshjeje me Qendrën Kombëtare Kuq e Zi dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Air Albania konfirmon përkushtimin e saj për të qenë më shumë se një kompani transporti ajror për të qenë një partner aktiv në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive të vendit. Vendimi për të vijuar mbështetjen ndaj futbollit shqiptar dhe për ta lidhur sërish emrin e kompanisë sonë me stadiumin më të rëndësishëm të vendit është një tregues i qartë i besimit që kemi në të ardhmen e sportit shqiptar dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë”, tha ai.

Sipas tij, “Air Albania” po ecën me hapa të sigurt drejt zgjerimit, duke rritur flotën, destinacionet dhe cilësinë e shërbimit, dhe me këtë bashkëpunim ne tregojmë se themeli ynë është i qëndrueshëm dhe synimi ynë është zhvillimi afatgjatë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…