Policia, vizitë shkëmbimi në Francë mbi çaktivizimin dhe neutralizimin e armëve të zjarrit

Katër oficerë të Policisë së Shtetit morën pjesë në një vizitë shkëmbimi mbi çaktivizimin dhe neutralizimin e armëve të zjarri në Saint-Étienne të Francës.


Katër oficerë të Policisë së Shtetit morën pjesë në një vizitë shkëmbimi mbi çaktivizimin dhe neutralizimin e armëve të zjarri në Saint-Étienne të Francës.

Vizita u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si pjesë e projektit të saj për armët e vogla dhe të lehta, në bashkëpunim me Banc National d’Épreuve des armes, një institucion i certifikuar evropian për çaktivizimin e armëve.

Pjesëmarrësit vizituan punishten e çaktivizimit dhe laboratorin e testimit të Banc National d’Épreuve, ku vëzhguan dhe mësuan proceset e çaktivizimit sipas rregulloreve të BE-së.

Ata diskutuan për aspekte të ndryshme të çaktivizimit që nga legjislacioni te burimet njerëzore e teknike.

Vizita shënoi fillimin e një viti të mbushur me veprimtari për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Projekti “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta” zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

Një fokus kyç i projektit është mbështetja e zhvillimit dhe e zbatimit të një kuadri të fortë rregullator për çaktivizimin e armëve në Shqipëri, së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…