Balla falënderon raportuesin Schieder: Raporti për Shqipërinë në PE vlerëson progresin e deritanishëm

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot pas miratimit të raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Europian, duke falënderuar raportuesin Andreas Schieder për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të vendit.

Balla theksoi se raporti thekson përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe vlerëson progresin e bërë deri tani.

“Por gjithashtu nënvizon rëndësinë e vijimit me ritëm të reformave, sidomos në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e modelit ekonomik dhe social”, shtoi ai.

Në deklaratën e tij, raportuesi Andreas Schieder u shpreh se “Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE”.

“Kjo, pjesërisht falë mbështetjes së gjerë nga popullsia shqiptare. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të theksohet nevoja për të zgjeruar modelin ekonomik, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”, tha Schieder.

Raporti do të paraqitet për votim në një seancë të ardhshme plenare të Parlamentit Europian, duke shënuar një tjetër moment kyç për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia