Hasani në Qipro takim me presidentin Christodoulides: Intensifikim i dialogut politik

Gjatë vizitës në Qipro, Ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu, si dhe Zëvendësministren e Jashtme, zMarilena Raouna – e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026.


Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre.

“Është koha për t’i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi”, deklaroi ai.

Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, ministri i Jashtëm i Qipros, Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë. “Shqipëria e konsideron Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026”, shtoi ai.

Të dy ministrat shprehën interes për krijimin e një linje ajrore direkte mes dy vendeve, që do të nxisë ndjeshëm shkëmbimet turistike dhe lidhjet mes qytetarëve.

Gjithashtu, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin institucional midis shërbimeve diplomatike.

Gjatë vizitës në Qipro, Ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu, si dhe Zëvendësministren e Jashtme, zMarilena Raouna – e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…