Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë qendër rajonale të inovacionit

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.


Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.

Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.

“Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.

“ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.

Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon.

Burimi ATSH

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…