Rama: Shqipëria pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit

Fushata “Albania Future Now” e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe “EU4Innovation”, zbatuar nga GIZ Shqipëri, synon promovimin e ekosistemit tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit.

Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit.

Kështu vlerësoi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa iu referua samitit “Act Now 2025”, që u organizua sot në Tiranë, ku u lançua fushata “Albania Future Now”.

Fushata “Albania Future Now” e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe “EU4Innovation”, zbatuar nga GIZ Shqipëri, synon promovimin e ekosistemit tonë të inovacionit brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri vlerësoi se Shqipëria po shndërrohet në një hub rajonal inovacioni, me potencial të lartë njerëzor dhe kosto të ulëta operacionale.

Po ashtu, Rama veçoi si risi edhe komunitetin e ri dhe kreativ që ofron vendi në fushën e inovacionit.

“Në bashkëpunim me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, kemi identifikuar shtyllat kyçe që pozicionojnë Shqipërinë fuqishëm në hartën globale të inovacionit”, shtoi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia