Kaçi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve: Dixhitalizimi, katalizator strategjik në nivel kombëtar

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Sigurimeve (NAIC), në Uashington D.C.


Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Sigurimeve (NAIC), në Uashington D.C. Ky event global në fushën e sigurimeve, mblodhi drejtues të lartë të autoriteteve rregullatorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe liderë të industrisë së sigurimeve për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në tregjet globale të sigurimeve.

Në panelin me temë “Zhvillimi i Produkteve dhe Teknologjisë”, Kaçi solli përvojën e Shqipërisë, si pjesë e rajonit të vendeve të Evropës Juglindore, në transformimin e tregut të sigurimeve drejt dixhitalizimit dhe përfshirjes më të gjerë financiare.

Ajo theksoi se: “Shqipëria dhe rregullatorët e Evropës Juglindore mund të luajnë një rol thelbësor për avancimin digjital të tregut të sigurimeve duke ndjekur standardet ndërkombëtare dhe modele rregullatore të përshtatura për realitetin e tregjeve në zhvillim, për të garantuar transparencë dhe për të forcuar mbrojtjen e konsumatorit.”

Duke u ndalur tek strategjia kombëtare, Kaçi nënvizoi se në Shqipëri, dixhitalizimi nuk përfaqëson vetëm një përmirësim teknologjik, por vepron si një katalizator strategjik në nivel kombëtar. Në këtë kontekst, edhe në sektorin e sigurimeve, ai luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare dhe në forcimin e funksionit mbrojtës të këtij tregu.

Paneli u drejtua nga Justin Zimmerman, Komisioner i Departamentit të Bankave dhe Sigurimeve të shtetit New Jersey. Pjesëmarrës të tjerë në panel ishin edhe Ekhosuehi Iyahen, Sekretare e Përgjithshme e Forumit për Zhvillimin e Sigurimeve, dhe Suzette Vogelsang, Eksperte e Lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky përfaqësim në një forum prestigjioz ndërkombëtar nënvizon angazhimin dhe rolin proaktiv të Autoritetit në mbështetje të avancimeve teknologjike dhe digjitalizimit në tregje financiare.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…