Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.


Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konferenca, e cila ka bërë bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, trajton temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon.

Në fjalën e saj gjatë konferencës, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm në këtë fazë të zhvillimit teknologjik që po përjeton vendi.

“Ne sot mbase nuk jemi në kulm, por jemi në një pozicion shumë të mirë sa i përket teknologjisë së informacionit. Ky është momenti që të veprojmë tani, ndaj thirrja juaj është më e gjetura për gjërat që duhet të bëjmë bashkë”, theksoi ajo.

Ministrja shprehu bindjen se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë.

“Ju keni treguar që dini të krijoni produkte dhe jam e sigurt që në një vit nga tani do të kemi jo një, por disa produkte që do të vijnë nga aktivitetet si ky. Potenciali është i jashtëzakonshëm, numrat flasin qartë”, deklaroi ministrja.

Ajo nënvizoi se kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë viteve të fundit, duke përfaqësuar jo vetëm një burim krenarie, por edhe një mundësi të madhe për të ardhmen ekonomike të vendit.

Samiti “ACT NOW 2025” vjen si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.

Konferenca do të ndiqet nga një ceremoni ekskluzive çmimesh për bizneset dhe projektet më inovative dhe me impakt nga Shqipëria dhe Diaspora. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë aplikantët e përzgjedhur nga juria e ACT NOW 2025.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i ACT NOW Grand Prize do të mbështetet me një shumë prej 50 mijë euro për projektin më inovativ, si dhe do të vlerësohet gjithashtu projekti rinor më origjinal dhe inovativ dhe ekipi fitues i Cyber Drill Challenge.

Burimi ATSH

Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj

Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë…

Global 360

Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj

Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë…