Ningbo: Qytet pararojë në nxitjen e talenteve të reja në shkencë dhe teknologji

Ningbo është një qytet i njohur për sipërmarrjen dhe inovacionin. Një nga qytetet e para kineze që u hap për tregjet e huaja, po bëhet përherë e më shumë një destinacion i preferuar i Evropës.

Foto nga AIGS
Foto nga AIGS

Ningbo është një qytet i njohur për sipërmarrjen dhe inovacionin. Një nga qytetet e para kineze që u hap për tregjet e huaja, po bëhet përherë e më shumë një destinacion i preferuar i Evropës.

Në platformën e bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore (EQL), Ningbo ka qenë një vatër shumë aktive për vendet pjesëmarrëse. Konferenca të shpeshta akademike, promovim i produkteve evropiane në panaire, dhe së fundmi me fokus në shkencë dhe teknologji, ky qytet bregdetar po merr ndër vite stafetën e vendit simbol të shkëmbimeve (jo vetëm tregtare) midis anëtarëve të këtij mekanizmi.

Më 22 dhe 23 maj, u mbajt në Ningbo forumi “Shkëmbimi i Talenteve të Reja të Shkencës dhe Teknologjisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore 2025”, i cili mbështetet nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës Popullore të Kinës dhe Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë i Provincës Zhejiang të Kinës, i organizuar nga Qendra Kërkimore e Bashkëpunimit të Inovacionit Kinë-EQL.


Foto nga AIGS


Foto nga AIGS


Foto nga AIGS

Në forum Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime të Globalizimit (AIGS), Dr. Marsela Musabelliu, mbajti një fjalim mbi sfidat, përpjekjet institucionale dhe potencialin e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Kinës për zhvillimin e kapitalit njerëzor shkencor.

Musabelliu theksoi se Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë strategjike të investimit në kërkimin shkencor dhe integrimin e talenteve të saj të reja në rrjetet ndërkombëtare të inovacionit. Strategjia Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin për periudhën 2023–2030 përfaqëson një hap të rëndësishëm institucional në këtë drejtim.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi gjithashtu rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Kinës në skenën globale të inovacionit dhe shprehu bindjen se ekziston potencial i madh për të thelluar bashkëpunimin dypalësh midis Shqipërisë dhe Kinës, mbi bazën e përvojave të ndërsjella dhe marrëveshjeve ekzistuese në arsim dhe kërkim.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Kompania shqiptare, qasje të re në trajtimin e bimëve aromatike medicinale

Kompania “Amel” në Elbasan, një sipërmarrje dhe qendër kërkimore e njohur, ka sjellë një qasje të re në trajtimin e…