Rama: SUOGJ me teknika të avancuara onko-gjinekologjike, bashkëpunim me “Filippo del Ponte” në Milano

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se teknikat më të avancuara të onko-gjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se teknikat më të avancuara të onko-gjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Kryeministri tha në një postim në rrjetet sociale se “një partneritet i mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, që do të vijojë më tej edhe me specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme”.

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni, një investim madhor i qeverisë dhe pritet që shumë shpejt të jetë gati.

Krahu modern i spitalit do të jetë i pajisur me 360 shtretër, do të ketë 7 salla operacioni dhe 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara.

Projekti për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” përfshiu tre plane: ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; rikonstruksioni i plotë i godinës historike, që ka ruajtur detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj, por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine, si dhe zgjerimi i objektit ekzistues të Obstetrikës.

Me rikonstruksionin e këtij spitali, 20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

Pensionistët do të marrin vitin e ardhshëm 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

Pensionistët do të marrin vitin e ardhshëm 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit