Rama: Ngjitëm PS-në në shifrën rekord, afërsisht 88 mijë vota më shumë se në vitin 2021

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, foli me shifra për rezultatin e zgjedhjeve.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, foli me shifra për rezultatin e zgjedhjeve.

Në fjalën tij Rama tha se e “e ngjitëm PS, në shifrën rekord të 856 318 votash, afërsisht 88 mijë më shumë se në vitin 2021, duke praktikisht i katërfishuar jashtë kufijve, ato 35 mijë vota më pak brenda vendit, krahasuar me 2021”.

“Por përveç mandatit të 9-të të Vlorës, që edhe për shumë pak mund ta merrnim në Shqipëri dhe e morën shqiptarët jashtë kufijve, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu, ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, ashtu siç e parashikuan prej muajsh të gjitha pa përjashtim, sondazhet publike”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës PS kaloi këtë herë kufirin e 50%-shit, duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë, nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor sesa çdo herë tjetër.

Rama nënvizoi se këtu meritë kishte edhe konkurrenca e brendshme, ndërsa përgëzoi drejtuesit e qarqeve për punën e bërë.

“Eksperienca e deputetëve aktualë, energjia e prurjeve të reja dhe puna e madhe këmbëngulëse e të gjithëve pa dallim, solli vlerën e shtuar të secilit dhe secilës për rezultatin historik të të gjithë PS, dhe këtu dua të përgëzoj posaçërisht drejtuesit, drejtueset e qarqeve, të cilët këtë here, ndryshe nga çdo herë tjetër e nisën prej shtatorit të shkuar qëmtimin e kandidaturave potenciale; qysh në dhjetor arritën të draftojnë listat e gjera provizore, mbi të cilat pastaj u punua për të nxjerrë formacionet përfundimtare” tha Rama.

Duke u ndalur tek opozita, Rama tha se “është shumë e qartë se për sa kohë opozita politike do të jetë e kapur si një pulë qorre në kthetrat e një plaku tiranik, i cili s’ka lënë të zezë pa bërë dhe tanimë është bërë vetë e zeza e PD-së, ky vend nuk do të ketë dot një opozitë sfiduese për ne dhe të votueshme nga shumica e shqiptarëve, por vetëm një kënetë, gjithnjë e më zhgënjyese edhe për vetë ndjekësit e saj, të cilët ishin të shumtë që qëndruan në shtëpi në 11 maj, se ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë që mungojnë, janë ata që qëndruan në shtëpi, ose zgjodhën të vetëngushëllohen në disa drejtime të tjera”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.