AC Milan njofton emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i ekipit të parë

Tare: Të bëhesh pjesë e një Klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe


Milan njoftoi sot emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i ekipit të parë.

Ai do t’i raportojë drejtpërdrejt drejtorit ekzekutiv të Klubit, Giorgio Furlani.

I lindur në Vlorë, më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, pasi ka luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion.

Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai punoi si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si drejtor sportiv i S.S. Lazio – për më shumë se 15 vjet.

Ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen Rossoneri. Ai është personi i duhur për të nisur rifillimin tonë: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë personin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të Klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, tha drejtori ekzekutiv i AC Milan, Giorgio Furlani.

“Të bëhesh pjesë e një Klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në krye të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…