Shqiptare Vlorë, Policia dhe Roja Bregdetare ndihmojnë dy shtetas të huaj në det të hapur

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare ndihmuan sot dy shtetas të huaj që udhëtonin me një velierë, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishte mbetur në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës.


Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare ndihmuan sot dy shtetas të huaj që udhëtonin me një velierë, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishte mbetur në det të hapur, përballë Gjirit të Gramës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë, ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotme, kur është marrë sinjal emergjence nga mjeti lundrues, i cili ndodhej rreth 5 milje larg bregut.

Dy shtetasit e huaj kishin mbetur të bllokuar për shkak të defektit teknik dhe kushteve të vështira të detit.

Pas marrjes së njoftimit është organizuar ndërhyrja nga Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi, ndërsa njëkohësisht një patrullë tokësore ka vëzhguar nga bregu lëvizjet e velierës.

Pas disa orësh operacion dhe në bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, është bërë e mundur tërheqja e sigurt e velierës në gjirin e Porto Palermos.

Policia informoi se dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Policia Kufitare siguron se do të vijojë të mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe për t’iu përgjigjur në kohë çdo situatë emergjente që mund të paraqitet, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Lexo më shumë nga

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e…