Politikanët nga Europa Qendrore dhe Lindore: Bashkëpunimet me Kinën për një të ardhme të përbashkët me përfitime

Në Ekspozitën e Katërt Kinë-Vendet e Evropës Qendrore Lindore (EQL) që po mbahet në Ningbo, politikanë të shumtë shprehën dëshirën e fortë për të thelluar bashkëpunimet me Kinën.


Në Ekspozitën e Katërt Kinë-Vendet e Evropës Qendrore Lindore (EQL) që po mbahet në Ningbo, politikanë të shumtë shprehën dëshirën e fortë për të thelluar bashkëpunimet me Kinën.


Kryetari i Parlametit të Sllovakisë, Richard Raši /Foto nga CMG

Kryetari i Parlametit të Sllovakisë, Richard Raši theksoi se marrëdhëniet Kinë-Sllovaki janë në nivelin e tyre më të mirë në histori. Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, zyrtarë të lartë sllovakë vizituan shpesh Kinën. Kina ka zbatuar një politikë të hyrjes në Kinë pa viza për 30 ditë për banorët e Sllovakisë dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur një zhvillim të mirë. Në sfondin e vendosjes së tarifave shtesë nga Shtetet e Bashkuara ndaj vendeve të tjera në botë, vendet evropiane duhet të kërkojnë partnerë të besueshëm si Kina.


Nënkyetari i Konferencës së Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës, Stasa Kosarac/Foto nga CMG

Nënkyetari i Konferencës së Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës, Stasa Kosarac u shpreh se kjo ekspozitë është një “derë mundësish” për vendet e EQL. Kjo ekspozitë është një masë e rëndësishme për Bosnjë-Hercegovinën për të thelluar bashkëpunimin me Kinën. Ai shpreson të shfaqë produktet e favorshme të Bosnjë-Hercegovinës dhe të zgjerojë eksportet në Kinë.


Zv/Kryeministri i Bullgarisë Атанас Зафиров/Foto nga CMG

Zv/Kryeministri i Bullgarisë Атанас Зафиров i cili po merr pjesë në Ekspozitën e Katërt Kinë – Vendet Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) në Ningbo, vlerësoi lart bashkëpunimet Bullgari-Kinë dhe Evropë-Kinë nën mekanizmin e bashkëpunimit Kinë-QEL. Ai vuri në dukje se ekziston një perspektivë e gjërë bashkëpunimi në fushat ekonomike, tregtare, shkencore dhe teknologjike.


Ish-zvkryeministri i Polonisë Janusz Piechociński/Foto nga CMG

Ish-zvkryeministri i Polonisë Janusz Piechociński vlerësoi lart arritjet e bashkëpunimit Kinë-Poloni dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta zëvendësojë përballjen me dialogun racional. Ai theksoi se tregu polak I ka mirëpritur shumë mirë automjetet me energji elektrike të Kinës. Projektet e Kinës në fushat e energjisë së re, inteligjencës artificiale etj., kanë fituar mbështetje nga më shumë vende. Politika e hyrjes në Kinë pa vizë për 30 ditë për banorët polakë pasqyron drejtpërdrejtë “dialogun miqësor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë” midis dy vendeve.


Zëvendësministri i Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit të Greqisë Dionysios Stamenitis/Foto nga CMG

Zëvendësministri i Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit të Greqisë Dionysios Stamenitis u shpreh se kjo ekspozitë ofron një platformë efektive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kina dhe Greqia kanë bashkëpunim të mirë në shumë nivele. Greqia pret me padurim të fusë në tregun kinez më shumë produkte bujqësore me cilësi të lartë, si perimet, qumështi, kosi, djathi feta dhe vera, dhe t’ua promovojë ato konsumatorëve kinezë.


Sekretari i Shteti i Ministrisë së Ekonomisë, Turizmit dhe Sporteve të Sllovenisë Matevž Frangež /Foto nga CMG

Sekretari i Shteti i Ministrisë së Ekonomisë, Turizmit dhe Sporteve të Sllovenisë Matevž Frangež u shpreh se Kina luan një rol të rëndësishëm në tregtinë globale. Si një nga vendet e ftuara nderi në këtë ekspozitë, Sllovenia dërgoi një delegacion të nivelit të lartë për të marrë pjesë në ekspozitë, duke mbuluar një sërë fushash, duke përfshirë teknologjitë e reja, ushqimin dhe pijet, prodhimin, logjistikën etj. Të dyja palët kanë potencial të madh për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit etj. Sllovenia është një portë ideale për produktet kineze që të hyjnë në tregun evropian. Ai gjithashtu pret me padurim më shumë turistë kinezë që do të vijnë këtu.


Irena Toshkallari, Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës të Shqipërisë/Foto nga CMG

Irena Toshkallari, Nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës të Shqipërisë, e cila mori pjesë në këtë ekspozitë, dha një intervistë për gazetaren e CMG-së. Ajo tha se Vlora, si qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë, ka një perspektivë të gjerë bashkëpunimi me qytetet bregdetare të Kinës. Ajo tha se strategjia e zhvillimit të Vlorës përputhet shumë me konceptin e qytetërimit ekologjik të mbështetur nga Kina. Në të ardhmen, do të përfitohet shumë nga përvoja e suksesshme e Kinës në zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve portuale.


Ministrja e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë Jagoda Lazarević /Foto nga CMG

Ministrja e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë Jagoda Lazarević u shpreh se në nismën “Një Brez, një Rrugë”, bashkëpunimi i Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore po përparon vazhdimisht. “Serbia ka shfaqur një mori produktesh në këtë ekspozitë dhe shpreson ta përdorë këtë platformë për të forcuar bashkëpunimin mes EQL-së dhe Kinës, një treg të madh dhe premtues.”

***

Bashkëpunimi i frytshëm Kinë-EQL rrit ndërlidhshmërinë


Ekspozita e Tretë Kinë-EQL, qytet Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 2023/Foto nga VCG

Si zona e parë demonstruese e Kinës për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), qyteti Ningbo në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, po thellon dhe po zgjeron vazhdimisht bashkëpunimin pragmatik me vendet përkatëse.

Qyteti ka ndërtuar qendrën më të madhe të shpërndarjes në Kinë për mallrat e vendeve të EQL-së, me një sipërfaqe prej 32.000 metrash katrorë. Duke kombinuar shërbimet online dhe offline, qendra përdor mënyra të shumta, si transmetimi i drejtpërdrejtë dhe blerjet në magazinë, për të ndihmuar ndërmarrjet e palës europiane të eksplorojnë tregun kinez.

Që nga hapja e zonës demonstruese në vitin 2018, norma mesatare vjetore e rritjes për tregtinë midis Ningbo dhe vendeve të EQL-së ka arritur në 18.3%.

Ekspozita e Katërt Kinë-EQL dhe Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit, do të mbahet në Ningbo midis datave 22-25 maj. Eventi pritet të jetë një nga platformat kryesore për shfaqjen e produkteve, zgjerimin e importeve nga EQL dhe promovimin e investimeve të ndërsjella midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Bashkëpunim i frytshëm


Ekspozita e Tretë Kinë-EQL, qytet Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 2023/Foto nga VCG

Që nga krijimi i mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-EQL para 13 vitesh, të dyja palët kanë promovuar së bashku zhvillimin e vazhdueshëm të mekanizmit, kanë arritur rezultate pozitive dhe kanë vendosur një model bashkëpunimi ndër-rajonal në kontekstin e globalizimit.

Të dyja palët kanë krijuar më shumë se 50 platforma bashkëpunimi, duke nxjerrë mbi 500 masa praktike në fusha si infrastruktura e transportit, inovacioni, energjia, kultura, turizmi, arsimi, media, karantina dhe shëndetësia.

Marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, duke paraqitur mundësi të mëdha për bashkëpunimin në të ardhmen.

Tregtia e Kinës me vendet e EQL-së është rritur me një normë mesatare vjetore prej 8.8% që nga viti 2012. Ndërkohë, importet e saj nga këto vende janë rritur me një normë mesatare vjetore prej 7.4%, sipas Ministrisë së Tregtisë. Kina është bërë një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë dhe burimet e importeve për vendet e EQL-së.


Ekspozita e Tretë Kinë-EQL, qytet Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 2023/Foto nga VCG

Në vitin 2024, tregtia e Kinës me vendet e EQL-së shënoi një rritje vjetore me 6.3%, duke arritur një rekord prej 142.3 miliardë dollarësh, bëri të ditur Ministria.

Investimet midis dy palëve po bëhen më aktive. Deri tani, investimet e Kinës në këto vende kanë tejkaluar 24 miliardë dollarë. Vitet e fundit, ndërmarrjet kineze të zinxhirëve industrialë për automjetet elektrike dhe bateritë, intensifikuan hetimet dhe investimet e tyre në vendet e EQL-së.

Kina është e gatshme të punojë me vendet e EQL-së për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të shfrytëzuar mundësitë, me qëllimin për të krijuar një model bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me përfitime të ndërsjella, tha Yu Yuantang, Drejtor i Departamentit Evropian të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në një konferencë shtypi të zhvilluar më 9 maj.

Ndërlidhshmëri e përmirësuar

Gjatë viteve të fundit, Kina ka vazhduar gjithashtu të ndihmojë vendet e EQL-së të përmirësojnë ndërlidhshmërinë e tyre, duke bashkëpunuar në më shumë se 20 projekte, përfshirë Linjën Hekurudhore Budapest-Beograd, Portin e Pireut të Greqisë dhe Projektin e Energjisë së Erës Ivovik në Bosnjë dhe Hercegovinë.


Porti i Pireut i Greqisë/Foto nga VCG

Dikur në prag të falimentimit, Porti i Pireut është transformuar në një nga terminalet më të mëdha të kontejnerëve dhe trageteve në Evropë. Në vitin 2024, porti shënoi fitime rekord, me të ardhura totale prej 230.9 milionë eurosh, një rritje prej 5% nga viti 2023.

Ndërkohë, Kina dhe vendet e EQL-së kanë parë gjithashtu zhvillim të shpejtë në forcimin e shkëmbimeve. Kina ka nisur një paketë masash për lehtësimin e vizave, si edhe një politikë të heqjes së njëanshme të vizave për disa vende në rajon, me qëllimin për të thelluar shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin midis dy palëve.

Aktualisht, çdo javë ka më shumë se 50 linja ajrore të drejtpërdrejta pasagjerësh dhe mallrash midis Kinës dhe vendeve të Evropës së Qendrore e Lindore. Në vitin 2024, numri i njerëzve që udhëtuan mes dy palëve u rrit 56% krahasuar me vitin 2021.

Në të ardhmen, do të krijohen mundësi të rëndësishme bashkëpunimi Kinë-EQL, falë përpjekjeve të Kinës për të thelluar në mënyrë gjithëpërfshirëse hapjen në nivel të lartë, si edhe krijimin e platformave të ndryshme ekonomiko-tregtare pro bashkëpunimit dypalësh, tha Yan Dong, zëvendëskryetar i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, gjatë një konference për shtyp më 9 maj.

Përplotësueshmëria e kërkesave reciproke midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në sektorët e industrisë dhe tregtisë së mallrave e shërbimeve, ofron gjithashtu një hapësirë ​​të re për bashkëpunim, shtoi Yan.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të…

Global 360

Osmani, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara…

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të…