Rama falënderon diasporën: Mandati i katërt, mesazh i fuqishëm për “Shqipëria 2030” në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka falënderuar diasporën shqiptare për mbështetjen në zgjedhjen e 11 majit, që i dhanë mazhorancës socialiste një mandat të katërt qeverisës.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka falënderuar diasporën shqiptare për mbështetjen në zgjedhjen e 11 majit, që i dhanë mazhorancës socialiste një mandat të katërt qeverisës.

Rama në një mesazh në rrjetet sociale thekson se kjo fitore mbart një mesazh të fuqishëm për objektivin kombëtar të anëtarësimit të vendit në BE brenda vitit 2030.

“Një falënderim krejt të posaçëm për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika e çdo anë e Europës dhe botës, që iu bashkuan trenit të fitores, duke e bërë atë edhe më domethënëse – jo thjesht për nga numrat, por në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese.”

Kryeministri theksoi se ky besim i ripërtërirë do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për angazhimin drejt objektivit kombëtar: anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Ky mesazh do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE,” – nënvizoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…