Shehaj: Fituam dy mandate, 50 mijë qytetarë na besuan

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi sot pas numërimit të votave nga diaspora në qarkun e Tiranës.


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi sot pas numërimit të votave nga diaspora në qarkun e Tiranës.

Shehaj shprehet se, “e pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep, të të jap””.

“Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale.

Shehaj shprehet se Mundësia është opozita e shekullit 21.

“Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar.

Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve”, thekson ai.

Shehaj gjithashtu falënderoi votuesit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Partinë Mundësia.

“Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!”, shkruan Shehaj.

Begaj uron Fitër Bajramin: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj uron Fitër Bajramin: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.