Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në fjalën e mbajtur në nisje të punimeve të samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, Rama iu drejtua liderëve pjesëmarrës ndërsa u shpreh se “është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për samitin e Komunitetit Politik Europian”.

Rama i informoi të pranishmit se në këtë ndërtesë nuk janë të rrethuar nga makthet e Europës në pikturën e Rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një hapësire të përkohshme takimesh, por janë të rrethuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europën.

“Kjo ishte një zgjedhje e qartë për ne sepse ëndrrat e fëmijëve kurrë nuk mbahen peng nga mitet e së shkuarës. Në të kundërt ato ëndërrojnë të ardhmen shumë të ngjashme meqë ra fjala me ëndrrat e etërve themelues të Europës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se samiti në Tiranë mbahet në një moment mjaft domethënës në këtë vend, ku kemi mësuar ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes e jo më ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës.

“Në fakt mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendim i përbashkët identiteti. Jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi. Jo si një grup dhe grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë”, tha Rama.

Ja pse, vijoi kryeministri, është kaq kënaqësi që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te këto fjalë: Europë, identitet, përkatësi.

“Ai identitet fitoi mbi 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu, Starmer, ishte një rezultat shumë i ngjashëm me rezultatin e Brexit, por me pole të përmbysura. 52% për ne për t’u bashkuar. Aty ku nuk kishte krahasim ishte se 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë. Jo, janë thjesht euro-optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar meqë nuk ja dola ta anëtarësojë Shqipërinë në BE shumë kohë më parë. Por në fakt nuk është ky argumenti im”, tha Rama.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.