Rama: Zgjedhjet në Shqipëri, shprehja 100% e vullnetit të popullit

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas samitit të Komunitetit Politik Europian, i pyetur mbi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, Rama tha se raporti përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas samitit të Komunitetit Politik Europian, i pyetur mbi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, Rama tha se raporti përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

“Më duhet të them që ajo çfarë cituat, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptare, dhe iu është referuar akuzave në raportin paraprak. Dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe që të ballafaqohen me prova. Kështu që do të thoja që në këtë drejtim zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo që duhet përmirësuar, do të duhet të bëhet, pa diskutim. Këtë kemi bërë, zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë, që nuk është ende si në Danimarkë, po është më i mirë se si ishte, dhe në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia