Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri Edi Rama mbylli punimet e seancës së parë të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ftuar të pranishmit në drekën zyrtare.


Kryeministri Edi Rama mbylli punimet e seancës së parë të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ftuar të pranishmit në drekevn zyrtare.

Në komentet e fundit, Rama u ndal te mikpritja shqiptare, ndërsa citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“Dëshiroj të ndaj me ju faktin që në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen dhe ai fillon me një citim që thotë që ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’”, tha Rama.

Rama tha se “kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur në fillim të tij, sepse ata erdhën si miq të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”.

“Por ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë, gjë shumë të rëndësishme kemi që t’u japim atyre ushqim shumë të mirë. Për këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta, se sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni gjithmonë të mikpritur”, tha Rama.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.