Taskforca dypalëshe, Starmer: Ulje dramatike e shifrave të emigracionit të paligjshëm me gati 94%

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer u shpreh sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama se efektiviteti i bashkëpunimeve mes dy vendeve, ka çuar në një ulje dramatike të shifrave të emigracionit të paligjshëm, me gati 94%.


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer u shpreh sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama se efektiviteti i bashkëpunimeve mes dy vendeve, ka çuar në një ulje dramatike të shifrave të emigracionit të paligjshëm, me gati 94%.

Kryeministri britanik u pyet nga gazetari Muhamet Veliu nëse do të ketë mundësi që qeveria britanike të rrisë kuotat e vizave për punonjës sezonal për qytetarët shqiptarë, ndërsa u ndal edhe te emigrantët e paligshëm për t’i dhënë mundësi qeverisë britanike për të dërguar azilantët e dështuar e më pas për t’i kthyer në vendet e tyre të origjinës, ndërsa shifrat e emigracionit kanë njohur ulje nga 12 mijë shqiptarë të mbërritur me varkat e vogla në Britani në vitin 2022 në 600 të tillë në vitin 2024, pra 94% më pak.

“Ajo që diskutuam ishte efektiviteti i atyre bashkëpunimeve që kemi bërë për këto dy-tre vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave, nga 12 mijë me ulje me 94% dhe e diskutuam se si kjo punë përmes kësaj skuadre të përbashkët të shtrihet edhe në vende të tjera të rajonit si të mund ta bëjmë këtë punë më efektive. Diskutuam se si të punojmë së bashku edhe për çështje të aktiviteteve të tjera kriminale ndërkufitare dhe se si ekipi ynë të ndajë jo vetëm elemente operative, por edhe informacione inteligjence”, tha Starmer.

Sipas Kryeministrit britanik, ky model i veçantë ka qenë më efektivi, ndërkohë që ai edhe Kryeministri Rama mendojnë njësoj në kuptimin që nuk preferojnë të flasim për problemin dhe t’i bien rreth e rrotulll herë pas here, por të përveshin mëngët, të punojnë dhe ta zgjidhin atë.

“Ky është qëllimi i taskforcës, një organ operativ dhe në fakt është një punë që jemi mjaft të prirur ta mbështesim që të dhe një shembull për të tjerët”, pohoi Starmer.

Lexo më shumë nga

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…