Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama pret kryeministrin e Finlandës, Orpo

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo


Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet nesër në Tiranë.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, ndërsa bëri të ditur se u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane.

“Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane”, shkruan Rama.

Më herët gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama priti në një takim dypalësh kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e para vizitë zyrtare e një kryeministri britanik në Shqipëri.

Rama priti në takim edhe kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan, i cili viziton vendin tonë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.

Po ashtu, kryeministri priti në takim presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa, me të cilin dolën edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që nesër do të zhvillojë punimet Komuniteti Politik Europian.

Lexo më shumë nga

Ambasadorja Mërkuri takim me senatorët rumunë

Ambasadorja e Shqipërisë në Rumani, Enkeleda Baduni Merkuri u prit në Senatin rumun në një takim nga Senatori Rujan Cristinel,…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambasadorja Mërkuri takim me senatorët rumunë

Ambasadorja e Shqipërisë në Rumani, Enkeleda Baduni Merkuri u prit në Senatin rumun në një takim nga Senatori Rujan Cristinel,…