Rama: Shqipëria do t’i bëjë detyrat për t’u anëtarësuar në BE

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediet sot në Tiranë me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh i vendosur që Shqipëria do t’i bëjë detyrat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.


Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediet sot në Tiranë me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh i vendosur që Shqipëria do t’i bëjë detyrat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga një gazetar për prioritetet që duhet të ndjekë qeveria për përmbushjen e detyrave të anëtarësimit, Rama tha se “BE ka shumë detyra, por ne jemi të vendosur t’i bëjmë ato”.

Sipas tij, tashmë të gjitha procedurat po asistohen edhe nga inteligjenca artificiale.

“Siç e dini ne kemi edhe një model të inteligjencës artificiale që na ndihmon shumë për të gjithë procesin e përkthimit të ligjeve në gjuhën shqipe dhe një sërë informacionesh të tjera. Kemi bindjen që pikërisht është ky momenti, kur ka ndryshuar komplet qasja e BE”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, anëtarësimi në BE është një histori dashurie, ku nuk duhet të dorëzohesh deri në fund.

“Unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin, por kam thënë që kjo është një histori dashurie, ku deri kur ana tjetër do ta ndjejë për ty ti nuk duhet të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur ana tjetër do hapë dritaren pasi ti rri këndon poshtë dritares, me vite të tëra dhe bën serenata. Tani dritarja është hapur, “çarçafi” është hedhur poshtë, ne të dashuruarit duhet të ngjitemi, duke pasur parasysh që dritarja mund të mbyllet nëse nuk ngjitemi me shpejtësinë e nevojshme”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e…

Global 360

Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë

Ai gjithashtu bëri të qartë se armëpushimi duhej të çonte në një zgjidhje që respektonte ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e…