Rama: Mbyllja e negociatave në 2027 plan shumë ambicioz, hapim të tërë kapitujt brenda vitit

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, kryeministri Rama vlerësoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po ecën shumë mirë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se brenda vitit synojmë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa plani i përbashkët me Komisionin Evropian është mbyllja e negociatave në vitin 2027.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, kryeministri Rama vlerësoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po ecën shumë mirë.

“Presidenti i Këshillit Evropian është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e veçantë për ne. Natyrisht dhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me Presidentin, i cili është një mik i dashur edhe shumë i mençur”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se vizita e presidentit të Këshillit Europian në Tiranë vjen pas turit të tij rajonal. “Është ndalur në Tiranë dhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në takimin në samitin e Komunitetit Politik Evropian”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se temë e takimit ishin të dyja aspektet që e lidhin Shqipërinë me Këshillin Evropian dhe Bashkimin Evropian.

Lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Rama shprehu bindjen se procesi po ecën shumë mirë.

“Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur, 8 kapituj të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë t’i hapim të tërë kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me Komisionin Evropian dhe i mbështetur nga vendet anëtare është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e 3 viteve, pra, nga 2024 kur nisi procesi në vitin 2027”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë plan shumë ambicioz, ndërsa theksoi se është një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi “janë rreshtuar të gjitha yjet” dhe BE sot, si asnjëherë më parë, është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj, natyrisht bazuar në meritë dhe rezultate”.

Në aspektin rajonal, Rama u ndal tek ecuria e rajonit e lidhur kjo me arsyet pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarë të tjerë, sepse edhe konteksti gjeopolitik është i tillë.

“Dëshiroj të përfitoj nga rasti që t’i ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi, që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë gatishmëri të BE-së, pa harruar se historia e gjithë këtyre viteve ka treguar se procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në një moment dhe mund të ngadalësohet me shumë vite”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bujar Qesja, një jetë me penë në dorë dhe Durrësin në zemër

50 vite në shërbim të informacionit dhe kulturës qytetare

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bujar Qesja, një jetë me penë në dorë dhe Durrësin në zemër

50 vite në shërbim të informacionit dhe kulturës qytetare