Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La Repubblica”.


Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La Repubblica” duke komentuar ecurinë dhe suksesin e tij në zgjedhjet elektorale për të katërtën herë.

”Këto zgjedhje ishin një referendum për Evropën. Ne fituam sepse këtu ka një dëshirë të madhe për Evropën, të cilën ne e mishërojmë më mirë se kushdo tjetër. Njerëzit duan të arrijnë atje. Po negociojmë me një shpejtësi mbresëlënës”, deklaroi Rama.

”BE-ja është një shtëpi e të pasurve dhe askush nuk ta hap derën kur troket. Ata duhet të kenë interes ta bëjnë këtë dhe tani e kanë hapur. Por, nuk është e sigurt nëse do të jetë përgjithmonë e tillë”, theksoi ai.

”Për ne është një çështje dinjiteti dhe e drejte qytetare në një kontinent ku jemi një popull i lashtë, por që gjithmonë jemi trajtuar si të huaj. Të qenit evropian jo vetëm sipas së drejtës natyrale, por edhe asaj evropiane, është një pikësynim historik për ne”, nënvizon ai.

”Forca jonë këtu në Shqipëri është e lidhur në dy shtylla: në ambicien tonë për ta transformuar Shqipërinë dhe për të ndjekur një vizion të guximshëm modernizimi pa u dorëzuar kurrë, dhe në partinë tonë, shumë mirë e organizuar kudo në vend dhe një makinë lufte e pamposhtur në territor”, thotë Rama.

Duke iu referuar akuzave nga kundërshtari i tij, Sali Berisha për mashtrim elektoral, Rama tha se ”jam mësuar me këtë”.

”Në 35 vjet pluralizëm, ata kurrë nuk i kanë njohur asnjëherë zgjedhjet që kanë humbur. Ka pasur raste të izoluara të votave të fotografuara dhe të publikuara në median sociale nga shqiptarët jashtë vendit që votuan për herë të parë me shumë entuziazëm. Të vetmet ankesa që kanë rëndësi janë ato që i raportohen prokurorisë sonë speciale, SPAK, e cila duhet të verifikojë gjithçka. Pjesa tjetër është thjesht biseda në dhomën e ndesheve pas një ndeshjeje të humbur, atje ku faji është gjithmonë i kundërshtarëve ose i gjyqtarit”, tha Rama./

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.