Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.


Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se kjo është një fitore historike dhe mbi të gjitha për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë, duke ju referuar rrugëtimit të vendit në integrimin në Bashkimin Europian.

“Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira gjer më sot për t’u bërë një fjalë që arrin ta thotë atë çfarë për mua është kjo fitore dhe ndjesë sepse realisht më është e pamundur të arrij ta them me gojë gjithçka që ndjej dhe mendoj prej orësh të gjata ditësh e netësh pa gjumë përballë një arritje të tillë, e cila është historike jo thjeshtë për përmasën e fitores së PS, por mbi të gjitha për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë”, tha Rama.

Rama falënderoi anëtarët e Partisë Socialiste për punën e bërë për fitoren e zgjedhjeve.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për t’i falënderuar dhjetëra e dhjetëra, mijëra gra dhe burra vajza dhe djem të familjes sonë të madhe politike që 4 vite me radhe e shtruan me përpjekje durim dhe disiplinë në çdo territor të Shqipërisë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.

“Faleminderit aq herë faleminderit sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike që e bënë si duhet pjesën e tyre për këtë fitore, aq herë faleminderit sa çdo mbështetës i PS-së, që dha votën e vet për këtë fitore dhe sa çdo zgjedhës që këtë herë erdhi me votën e tij drejt njësh edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne”, tha Rama.

Një falënderim kreu i qeverisë e kishte edhe për votuesit jashtë vendit.

“Një falënderim krejt të veçantë do ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, Evropës, Amerikës dhe kudo tjetër ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistruan si zgjedhës. Ka qenë një ushtrim i parë historik për nga fakti I herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve të regjistruar një nga më të larti i diasporës që kemi parë në Evropë. Shume faleminderit nga zemra një përqafim të gjithëve nga sheshi i Gjergj Kastriotit”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…