Procesi i votimit në Greqi, DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi

Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në lidhje me kërkesën e tij për informacione mbi procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor në Greqi.

Sipas kompanisë, çdo dërgesë ka provë dorëzimi.

“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në të gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndjekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim.

“18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 920 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL”, thekson DHL.

Më tej, në kthimin e përgjigjes së DHL-së thuhet se “dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim.

“Partnerët lokalë janë pjesë e rrjetit me të cilët DHL Greqi bashkëpunon (ExclusiveTrusted Partners) të cilët ndjekin dhe plotësonin tërësisht procedurat e përcaktuara nga DHL, përfshirë procesin e dërgesave të zgjedhjeve në Shqipëri”, theksohet në letër.

Sipas DHL-së “të gjithë marrësve të dërgesave pa përjashtim u është dërguar SMS ose e-mail.

“Njoftimet janë bërë që në krijimin e AWB-së (numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka patur adresë të gabuar. Ky është standardi që është bërë në çdo vend, përfshirë Greqinë”, thuhet në përgjigjen e DHL-së.

Letra e DHL-së vjen mes debatit që ka ngritur kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kutitë me zarfet e fletëve të votimit që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të mos bashkohen me votat e tjera.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Meloni & Mitsotakis: Angazhim i përbashkët për anëtarësimin e Ballkanit në BE

Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë, një angazhim i përbashkët që do ta përsërisim…

Global 360

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia