Kandidatët e listës së hapur, Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave

Celibashi njoftoi se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti.

Në një komunikim për kandidatët për deputet në listën e hapur, Celibashi iu përgjigj shqetësimeve për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese.

“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar “trafikimin” e votave për kandidatët e listës së hapur të çdo subjekti”, u shpreh Celibashi.

Celibashi njoftoi se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

“Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në listën e hapur do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.