Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania: Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju

Presidenti Bajram Begaj priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë.

Presidenti Bajram Begaj priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që kanë hartuar këtë program lidershipi për Shqipërinë.

Begaj vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.

Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.

“Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti.

Presidenti i Republikës i këshilloi ata të punojnë me ndershmëri në profesionet që kanë zgjedhur dhe të jenë kontribuues për të ardhmen e vendit që, siç u shpreh, “është në duart e të rinjve”.

Burimi ATSH

Lamallari dhe Pirdeni presin delegacionin finlandez: Çmojmë mbështetjen e Finlandës në procesin integrues

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, pritën sot një delegacion…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia