Rama: Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e “Shtëpisë së Europës”, tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut.


Më 16 maj Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e “Shtëpisë së Europës”, tek hapësira e gjelbër nën monumentin e Skënderbeut.

“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

I rrethuar nga institucione të e kulturës dhe qeverisjes, sheshi “Skënderbej” përfaqëson transformimin demokratik të vendit dhe shpirtin e tij orientuar nga e ardhmja.

Ai qëndron sot jo vetëm si një pikë referimi për ripërtëritjen kombëtare, por edhe si një vend i përshtatshëm për dialog të hapur, aspirata të përbashkëta dhe një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar.

Pjesë e “Shtëpisë së Europës” janë edhe pikturat dhe vizatimet e nxënësve të shkollave të Shqipërisë të realizuara falë programit “Art, Zeje, Sport”.

Në këtë Samit do të bëhen bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Në fokus të tij do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.

Roli i Shqipërisë si mikpritëse pasqyron thellimin e vokacionit europian të vendit dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si një anëtare e NATO-s, vend kandidat për në BE dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është e pozicionuar në mënyrë unike për të organizuar një dialog të rëndësishëm në një moment kur Evropa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë nga

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha bisedë telefonike me homologun grek: Avancim i projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme…