Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.

Në një prononcim për mediet, Presidenti Begaj u shpreh se proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin, por edhe për demokracinë.

Presidenti tha se “dita e sotme ka rëndësi të veçantë për faktin se kemi hapur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, ndërsa për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira”.

“Një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotshmja ka një rëndësi të veçantë pasi kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë e sotshmja mendoj se duhet të jetë një ditë e gëzuar dhe ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion, me përgjegjshmëri që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe i numërimit. Administratorët zgjedhorë e kanë për detyrim ligjor që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve shqiptarë”, tha Presidenti Begaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…