Rama: Xhamia e Plumbit kthehet në një xhevahir për vizitorët

Xhamia e Plumbit në Shkodër, një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, është rikthyer më e bukur se kurrë më parë.


Xhamia e Plumbit në Shkodër, një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, është rikthyer më e bukur se kurrë më parë.

E restauruar me kujdes dhe pasion, kjo perlë arkitekturore tani qëndron hijerëndë pranë Kalasë së Rozafës, në zemër të zonës historike të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga restaurimi i Xhamisë së Plumbit ku shkruan se ka dalë nga bataku i përmbytjeve kronike dhe është kthyer në një xhevahir plot shkëlqim.

“Kryevepra te arkitekturës islame e të trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, ka dalë nga bataku i përmbytjeve kronike ku lëngonte në kthetrat e rrënimit, për t’u kthyer në një xhevahir plot shkëlqim të servirur me hijeshi për sytë e besimtarëve e vizitorëve të shumtë”, shkruan Rama.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshiu jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

Pas restaurimit, Xhamia, e ndërtuar nga i mirënjohuri arkitekt Sinani, pritet të kthehet në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Presidenti i Ukrainës dekoron Spiropalin me çmimin “Urdhri i Princeshës Ollga i Klasit të Parë”

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Presidenti i Ukrainës dekoron Spiropalin me çmimin “Urdhri i Princeshës Ollga i Klasit të Parë”

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së…