Rama: Aeroporti i Vlorës magnet zhvillimi, turizëm e punësim edhe përtej qarqeve të Vlorës e Fierit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e kryerjes së fluturimit të parë certifikues në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, se ky aeroport nisi me një objektiv të caktuar, por ambicia u rrit me kalimin e kohës, sepse turizmi, imazhi dhe interesi për Vlorën dhe gjithë jugun e Shqipërisë janë rritur shumë këto kohë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e kryerjes së fluturimit të parë certifikues në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, se ky aeroport nisi me një objektiv të caktuar, por ambicia u rrit me kalimin e kohës, sepse turizmi, imazhi dhe interesi për Vlorën dhe gjithë jugun e Shqipërisë janë rritur shumë këto kohë.

Rama tha se sot aeroporti ka përmasën e kësaj ambicieje të rritur në këto vite. Nga ana tjetër, Kryeministri foli edhe për punësimin e mbi një mijë njerëzve brenda perimetrit të aeroportit, por ai nënvizoi se punësimi shkon përtej qarkut të Vlorës dhe Fierit, sepse do ketë kërkesë për krahë të kualifikuar pune.

“Këtu do të bëhet mirëmbajtje avionësh, kargo për herë të parë në Shqipëri. Ne kemi pasur shprehje interesi për Tiranën dhe Vlorën, nga kompani të mëdha që merren me logjistikën e transporteve postare dhe rrotull do të ketë zhvillime të tjera të turizmit, por edhe të logjistikës dhe përballë do të kemi një zhvillim të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e imazhit dhe e cilësisë për të cilën është folur shumë, por tani po merr formë”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, ambicia është që ky zhvillim, transformim mos të jetë një zhvillim më tepër në hartën e industrisë së turizmit, por një zhvillim që të udhëheq si model me një forcë tërheqëse të atillë që të vendoset në majë të nivelit të të gjithë Mesdheut.

“Ambicia është që në ishullin e Sazanit dhe gjithë territorit përballë të krijojë një magnet me një fuqi të jashtëzakonshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë dhe të na japë një mjet të ri për të tërhequr turistët që konsumojnë shumë, që sjellin shumë të ardhura, por që vijnë edhe me sytë hapur për të parë se ç’mund të bëjnë tjetër në këtë vend”, pohoi Rama.

“E ardhmja është shumë premtuese për Vlorën dhe ky aeroport është pasqyra më kuptimplotë e këtij premtimi që e ardhmja mbart për Vlorën. Air Albania pati një fazë të vështirë tranzicioni dhe tani ka hyrë në një rrugë të re. Do të vijnë dy avionë të tjerë dhe numri i avionëve do shkojë në pesë siç ka qenë plani. Do të kemi shtatë avionë dhe po ashtu Air Albania është duke punuar për krijimin e një flote të dedikuar të avionëve të biznesit që është një vlerë e madhe e shtuar për industrinë e turizmit dhe aviacionit tonë”, tha Kryeministri.

Rama pohoi faktin se siç është Vlora sot, edhe Tirana po bëhet gati për të pritur avionët që vijnë përtej oqeanit duke siguruar që në fund të ditës e gjithë kjo përkthehet në një shtysë të fortë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, teksa u ndal edhe te Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar që është rritur tre herë, nga 10 miliardë kur qeveria socialiste mori detyrën në 25 miliardë euro.

“Është vetëm fillimi i një rritjeje edhe më të fuqishme dhe parashikimi ynë për Shqipërinë 2030 është 35 miliardë euro, është minimumi i asaj që do të arrijmë”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…