Euro U-17, Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri dhe mbështesni Kombëtaren

Federata e Futbollit organizoi pasditen e së mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.


Federata e Futbollit organizoi pasditen e së mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht lojtar i Vllaznisë, Bekim Balaj, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një dëshmi e aftësive organizative të vendit dhe Federatës së Futbollit.

Ai theksoi emocionin dhe kënaqësinë që ky aktivitet sjell për të gjithë, duke vënë në pah përfshirjen e fëmijëve, të rinjve, yjeve të futbollit dhe skuadrës Kombëtare, e cila merr pjesë për herë të parë në një event të tillë.

Presidenti Duka i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e infrastrukturës sportive, shprehu bindjen se mikpritja shqiptare do të lërë mbresa të mira tek të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi sa më shumë suksese ekipit Kombëtar në Kampionatin Europian.

“Një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një event i cili konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë, aftësitë organizative të futbollit shqiptar, konfirmon besimin që kanë institucionet europiane tek eksperienca jonë dhe ekspertiza jonë për të organizuar evente madhore”, u shpreh Duka.

“Ky nuk është thjesht një kampionat futbolli, është një mundësi për të shprehur talentin e tyre të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në të, për të shprehur emocionin e tyre dhe pse jo, për të krijuar miqësi ndërkombëtare përtej kufijve të tyre, të 7 skuadrat që do të marrin pjesë, që do t’i bashkohen skuadrës sonë Kombëtare, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në një event të tillë”, vijoi Duka.

Ai vuri në dukje se është dashur një punë shumë voluminoze për të përgatitur katër stadiumet që tashmë janë gati; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, “Niko Dovana”, 10 fusha stërvitjeje.

“Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtet, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen”, tha Duka.

“I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtet nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve”, përfundoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

FSHF.org

Lexo më shumë nga

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…