Rama: Na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë do të mbyllen në vitin 2027.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë do të mbyllen në vitin 2027.

Rama theksoi se BE punon me kalendar. “Nuk e them unë se në 2027 do të mbyllim negociatat, e thotë BE. Këtë e kemi në tryezë me plan dhe kalendar. Në tryezë me BE ne kemi kalendarin dhe plani i dakordësuar me ata është që ky është kalendari, ja kjo është rruga për të mbyllur negociatat brenda 2027-s. Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë më përpara. Nuk është hapur dera më përpara”, tha Rama.

Më tej, Rama vuri në dukje se, BE unanimisht jo vetëm që nuk e refuzon më idenë e zgjerimit, por edhe e mbështet.

“Nuk është hapur dera për Shqipërinë asnjëherë më përpara, sot është hapur. Dera nuk ka qenë e hapur më përpara. Sot jemi në kushte të tjera. Kushtet e reja janë këto. E para, BE unanimisht jo vetëm nuk e refuzon më idenë e zgjerimit, por edhe e mbështet idenë e zgjerimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, Shqipëria i ka plotësuar kriteret prej vitesh për hapjen e negociatave, por kjo e fundit nuk e ka hapur derën. Rama e krahasoi BE me një “shtëpi të pasurish”, që e hap derën vetëm kur ka interesin e saj.

Sipas tij, BE s’i ka dhënë asnjë vendi tjetër tre vite afat për të përmbyllur procesin e negociatave.

“Nuk ka pasur hapje dhe mbyllje negociatash brenda një afati 3-vjeçar. Ne na kanë dhënë 3 vjet, sepse duan të fusin brenda Shqipërinë bashkë me Malin e Zi dhe rendja e madhe për të arritur të mbyllim negociatat lidhet me faktin se ata duan të fusin brenda anëtarë të rinj. Pra ti mund të jesh gati të bësh hapat drejt BE, ne kemi qenë gati disa vite rresht. E ka thënë Komisioni (Evropian): “Hapini negociatat”, por kjo nuk mjafton. Ata janë një shtëpi të pasurish dhe shtëpitë e të pasurve nuk e mbajnë derën hapur. E kanë derën mbyllur. Ti mund t’i biesh derës sa të duash, e hapin vetëm kur ata që janë brenda kanë interes të të hapin derën. Kriteret i kemi plotësuar disa herë që dera të hapej për negociatat dhe Komisioni e ka thënë këtë. E ka thënë Komisioni dhe Këshilli, që është shtëpia e të pasurve, 27 anëtarë brenda dhe që kanë rregullin që duhet të jenë të gjithë dakord, 26 mund të thotë hape dhe njëri thotë jo se më dhemb koka, nuk hapet dera”, tha Rama.

Sipas Ramës, nuk është as iluzion dhe as truk magjik, por historike mundësia për t’i përmbyllur negociatat deri në vitin 2027.

“Interesi i BE është që të japë një mesazh për të gjithë botën dhe të shtrëngojë radhën në kushtet kur edhe çështja e sigurisë është bërë çështje e madhe e të gjithëve së bashku në Evropë. Patjetër që duhet të plotësosh kriteret. Ti mund t’i plotësosh kriteret dhe prapë nuk mjafton. Ata mund të duan të të fusin ty, por pa kritere s’të fusin. Ne kriteret i kemi plotësuar, tani u hap dera. Tani na vunë përpara kalendarin dhe thonë se me Shqipërinë duam ta mbyllim për tre vjet. Arsyeja pse ata në ndërkohë i kanë dhënë kaq shumë besim Shqipërisë është se ne në procesin screening ishim mbresëlënës. Ata s’e prisnin përgatitjen e Shqipërisë. Kanë ndikuar të gjitha. Ky është momenti që të mbyllim këtë, as iluzione, as truk magjistari, por mundësi historike. Dera është hapur dhe ne duhet të bëjmë tonën. Dhe nëse e bëjmë tonën deri në 2027-n, ne mbyllim negociatat”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama duke folur për integrimin në BE, theksoi se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë në tryezën e Unionit.

“Votën ua kërkoj të gjithë shqiptarëve për të çuar para procesin e negociatave dhe për t’i mbyllur ato në 2027-n, që është një afat i vendosur nga vetë BE, me të cilën për herë të parë na janë bashkuar yjet. Për të realizuar këtë, na duhet një mandat edhe më i fortë qeverisës”, tha Rama.

Rama tha se opozita është pengesa kryesore në këtë proces. “Opozita është pengesa kryesore në këtë proces. Por, duhet të kesh një fuqi vendimmarrëse të mos mbetesh këtu, të ngecësh nëpër kënetë dhe t’u thuash atyre: shiko, se ne nuk po merremi vesh atje. Yjet janë bashkuar sepse ata tani ata kanë hapur derën. Gjeopolitika e tyre kërkon të hapet dera. Por ata s’të marrin brenda po s’bëre punët. Prandaj na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s. Vetëm ne e çojmë në BE. Nuk është çështja çfarë pranojnë ata, çështja është se kapacitet qeverisëse që kemi ne, nuk i ka askush tjetër në Shqipëri”, tha Rama.

Ai theksoi se PS i duhet një mandat më i fortë se ky aktuali, si një mesazh për vullnetin e popullit shqiptar për integrimin në BE.

Burimi ATSH

Rama: Na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot, tha se është Bashkimi Europian që ka thënë se negociatat me Shqipërinë…