Rama: Kavajën e nxorëm nga plehrat e harresës, përçmimi vinte nga ata që i mbështetët pa kushte

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës në të cilën ishte zhytur.


Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës në të cilën ishte zhytur.

Në fjalën e tij gjatë një takimi në Kavajë për prezantimin e arritjeve kryesore për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “siç e kam thënë edhe më parë, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’kanë ku gjejnë ata që kërkojnë, ndërkohë që ju që jeni këtu, jeni këtu se s’ka më të mirë se ju”.

“Kur Pandeli Majko më kërkoi për të folur për fushatën edhe më tha: “Më vjen mirë që jam në Kavajë dhe në Rrogozhinë, por të të pyes, – tha, – pse?” I thashë: do ta jap përgjigjen një ditë. Sot është momenti për të dhënë përgjigjen. Ky bulevard nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot dhe këtë mund ta dëshmojë çdo qytetar i Kavajës, pavarësisht bindjeve”, theksoi Rama.

“Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë ose të më ketë mua, mos të na japë këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk na kishte votuar kurrë Kavaja por i vinte nga ata që Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerekshekulli”, vijoi Kryeministri.

“Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, më mesdhetar, më europian siç është gjithë ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS-së për Kavajën”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…