Rama apel shqiptarëve të Greqisë: Votoni, bëhuni pjesë e lumit të madh

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste i bëri apel shqiptarëve të Greqisë që të votojnë duke u bërë kështu pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste i bëri apel shqiptarëve të Greqisë që të votojnë duke u bërë kështu pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Rama i konsideroi zgjedhjet e 11 majit një takim historik për të përmbyllur negociatat me Bashkimin Europian brenda vitit 2027.

“Një lutje, nxitje për të gjithë shqiptarët e Greqisë që janë regjistruar për të qenë zgjedhës në takimin historik të 11 majit, ku nuk do të zgjedhin thjesht se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme, por se çfarë fuqie do t’i japim Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit me BE-në brenda vitit 2027 dhe për t’u bërë zonjë në sallonin e madh të shtëpisë së Europës së bashkuar në Shqipërinë 2030”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se dje ka pasur një lëvizje pozitive në këtë drejtim, por ka ende shumë zarfe me votën të shpërndarë nga DHL që duhen kthyer për të ardhur në Tiranë.

“Ju lutem shumë zarfet duhen kthyer. Dje ka pasur një lëvizje pozitive, i falënderoj të gjithë me mirënjohje por ka ende shumë zarfe me votën të shpërndarë nga DHL që duhen kthyer për të ardhur në Tiranë. Për t’u bërë pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit dhe do të nxjerrë prej tyre një vullnet kuqezi për të përmbushur një mision historik dhe për t’i dhënë popullit shqiptar, shtetit shqiptar, kombit shqiptar, secilit prej fëmijëve tanë dhe për t’i dhënë çdo individi që përfaqëson këtë komb, shtet, vend, popull dinjitetin europian, statusin e ri të qytetarisë europiane”, tha Rama.

Burimi ATSH

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.