Rama: 1.53 miliardë euro investime në qarkun e Elbasanit, 95 projekte vetëm në arsim

Në një takim përmbyllës elektoral në Elbasan, Rama bëri një pasqyrë të investimeve të kryera në këtë qark gjatë qeverisjes së PS-së.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në të gjitha mandatet e PS-së në qarkun e Elbasanit janë investuar në total 1.53 miliardë euro.

Në një takim përmbyllës elektoral në Elbasan, Rama bëri një pasqyrë të investimeve të kryera në këtë qark gjatë qeverisjes së PS-së.

“Nëse i referohesh ekraneve dhe portaleve nuk merr vesh i pari të dytin dhe duket sikur në Shqipëri ka vetëm keq, ka vetëm ngjarje dhe probleme, nuk punon njeri, nuk ka ujë, drita, bukë etj. Kjo është situata e asaj Shqipërie që kanë në kokë ata farë burrash që shtrihen çdo natë në ato berberhanet që quhen debate politike televizive dhe çfarë ju sajon mendja në mëngjes e komentojnë në darkë si fakt”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama solli para banorëve të Librazhdit disa shifra dhe fakte konkrete të investimeve të kryera për çdo sektor.

Në infrastrukturën rrugore, kryeministri theksoi se janë investuar në total 1 miliard euro në 350 projekte, ndërsa janë ndërtuar 295 kilometra rrugë.

“Investimet automotive arrijnë në 13.2 milionë euro. Për rigjenerimin urban kemi investuar 20.4 milionë euro në 95 projekte. Te turizmi dhe mjedisi në qarkun e Elbasanit kemi investuar në 27 projekte në vlerë totale 3.4 milionë euro”, theksoi Rama.

Po ashtu, kryeministri bëri të ditur se në ujësjellës-kanalizime, ku tregohet edhe legjenda më e madhe urbane sikur në Shqipëri nuk ka ka ujë janë realizuar 122 projekte me vlerë investimi prej 135 milionë euro.

Në infrastrukturën energjetike, Rama tha se në qarkun e Elbasanit janë investuar 138 milionë euro në 56 projekte.

Ndërsa në bujqësi, kryeministri bëri të ditur se janë realizuar 132 projekte me 44 milionë euro mbështetje nga qeveria.

“Në arsim janë investuar 41.3 milionë euro për 95 projekte; në sport janë investuar 12.3 milionë euro në 25 projekte. Për kulturën janë realizuar 20 projekte me vlerë 3.1 milionë euro, ndërsa në shëndetësi dhe kujdes social 83 projekte me 23 milionë euro”, theksoi Rama.

Rama u kërkoi banorëve të kenë besim dhe të vazhdojnë përpara, ndërsa u shpreh se tani kemi edhe mundësinë historike që Shqipërinë ta bëjmë anëtare në BE.

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…