Hapet sezoni turistik veror, muze dhe parqe të hapura çdo ditë deri në mbrëmje

Ministri Gonxhja: Ejani të përjetoni nga afër kulturën dhe historinë e vendit tonë në një sezon plot gjallëri dhe emocione


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se nga 5 maji deri më 31 tetor 2025, të gjitha muzeumet, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera të trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, nga ora 09:00 deri në 19:00.

“Synimi ynë është që të ofrojmë një përvojë sa më të pasur kulturore për vizitorët vendas dhe të huaj, duke i bërë asetet tona kulturore më të aksesueshme gjatë sezonit turistik,” deklaroi ministri Gonxhja.

Për disa site me specifikë të veçantë, janë përcaktuar orare të diferencuara.

Në Durrës, Kulla Veneciane, Amfiteatri dhe Hamami Mesjetar do të qëndrojnë të hapura nga ora 09:00 – 14:00 dhe 17:00 – 21:00.
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë do të qëndrojë i hapur nga data 5 maj – 30 qershor dhe 11 shtator – 31 tetor nga ora 09:00 – 19:00. Për periudhën 1 korrik – 10 shtator do të qëndrojë i hapur nga ora 09:00 – 12:00 dhe 17:00 – 22:00

Parku Kombëtar i Butrintit do të qëndrojë hapur nga ora 08:30 – 20:00.

Ky sezon pritet të sjellë më shumë vizitorë, duke nxitur zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare.

“Ejani të përjetoni nga afër kulturën dhe historinë e vendit tonë në një sezon plot gjallëri dhe emocione”, theksoi ministri Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…