Rama: Shkodra u mbajt peng mbi 30 vite pas komunizmit

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u shpreh se shpreson shumë që Shkodra mos të dali veç nga treni i fitores së PS-së në gjithë Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u shpreh se shpreson shumë që Shkodra mos të dali veç nga treni i fitores së PS-së në gjithë Shqipërinë.

“Shpresoj shumë që Shkodra ta ketë kapërcyer atë problemin psikologjik që kishte, falë këtyre dy viteve, se ma ka nxirë jetën, vija këtu fol e fol, kot- humbje. Thosha ‘çfarë njerëzish janë këta, si ka mundësi që jetojnë mes plehrave në këtë qytet që i ka më shumë se gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë bekimet e Zotit dhe jetojnë si në ’90-ën”, tha Rama.

Rama tha se Shkodra i besonte “bufit” që erdhi nga komunizmi dhe përdorte gjithë metodat e komunzimit.

“Jo komunizmi, lufta me komunizmin, rezistenca ndaj komunizmit. Komunizmi kishte vdekur me kohë. Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve një të vdekuri e një të gjalli që sot ka vdekur por i duket sikur është gjallë. I pari, Enver Hoxha në botën tjetër ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund mallkimit të tij dhe u vetëizoluan duke luftuar me një komunizëm që nuk ekzistonte. I mbajti peng dhe mbi 30 vite. Ndërkohë që nga ana tjetër i besonin bufit që erdhi nga komunizmi dhe përdori të gjitha metodat e komunizmit”, shtoi Rama.

Rama solli në vëmendje primaret në PD, ndërsa komentoi edhe listën e PD-së në Shkodër që kryesohet nga Luçiano Boçi.

“Mua as që më intereson fare kush është në krahun tjetër, por kaq keq ka rënë pazari në Shkodër, kaq poshtë ka shkuar PD, kaq shumë ju nënvlerëson bufi sa ju ka sjellë “Luçiano Fake Pavarotin” në krye të listës. Po Shkodra e ka dëgjuar fshehtas atë të vërtetin, tani ai sjell “Luçiano Fake” të drejtojë shtëpinë tuaj. Ju mendon bufi ju demokratët e Shkodrës kaq tuaf, ju di kaq çyryk sa nuk keni një njeri t’ju drejtojë dhe ju sjell ‘Pavarotin’ që humbi në Elbasan dhe thoshte ‘na vodhi elektronika votat’”, shtoi Rama.

Rama tha se shpreson shumë se demokratët e Shkodrës minimumi ditën e zgjedhjeve do të rrinë në shtëpi të dëgjojnë Pavarotin e vërtetë dhe nuk do të shkojnë fare të votojnë.

“Ne pasaportën europiane do t’ja japim edhe fëmijëve të tyre siç po u japim Shkodrën që j’au mori bufi dhe mbeti e fundit për turp. Një herë që na e besuan ne është një qytet tjetër në energji, turizëm dhe besim. Shpresoj shumë që këtë herë minimalisht të dëgjojnë Luçiano Pavarotin e vërtetë dhe maksimalisht të vijnë dhe të mbyllin hundën dhe të votojnë numrin 5”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…