Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e Ballkanit.


Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e Ballkanit.

“Jemi Europa e Ballkanit. Do të vijë e gjithë Europa në Tiranë për herë të dytë. Dhe NATO, sepse ne jemi Europa e Ballkanit. Mund të kishin shkuar edhe në një vend tjetër, por jo, zgjodhën Shqipërinë”, theksoi Rama.

Shqipëria, tha ai, është feneri që mban dritën e Europës në mes të Ballkanit Perëndimor.

“Për mua ka rëndësi që emri i Shqipërisë po shkëlqen gjithnjë e më shumë dhe po bëhet atraksion. Na ka ulur BE në tavolinë me një kalendar 3-vjeçar për t\u integruar. Kjo sepse siç thonë vet ata, kemi bërë të paimagjinueshëm. Ata thonë: nuk e imagjinomin që do të vinte me këtë lloj kapacitetesh. Dhe shkruajnë: Shqipëria i ka bërë detyrat. Që do të thotë i ka bërë reformat”, deklaroi ai.

Jam krenar, tha ai, që Shqipëria është në vendin e parë në Ballkan për menaxhimin e financave publike.

Ndërkohë, Rama përmendi e-Albania si një nga reformat në shërbimet publike që u vjen në shërbim qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.